Deri në tri orë pritje për të hyrë në Merdare, tek Dheu i Bardhë kalueshmëria më e lehtë

Përveç sezonit veror, mërgimtarët zgjedhin të vijnë në Kosovë edhe për festat e fundvitit.

Shumë prej tyre kësaj here u nisën drejt Kosovës me vetura, por që njësoj si herat e kaluara sërish iu duhet të përballen me kolona të gjata e pritje të mundimshme në pikat kufitare, njofton Klan Kosova.

Mëngjesin e sotëm në hyrje të Merdares pritjet raportohet se janë deri në tri ore, dhe thuajse ngjashëm është edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ku prijet arrijnë deri në dy orë.