Derisa ne po mërdhijmë nga i ftohti, në këtë vend shënohet nxehtësia me e madhe ndonjëherë

Australia të martën ka përjetuar ditën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në këtë vend dhe pranverën më të rrezikshme sa i përket zjarreve në natyrë, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Meteorologjisë.

Dita e djeshme ishte më e nxehta që është regjistruar ndonjëherë, me temperaturë mesatare prej 40.9 gradë në mbarë vendin.

Byroja e Meteorologjisë gjithashtu tha se 95 për qind e territorit të Australisë ka qenë nën rrezikun e motit që shkakton zjarre. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se përqindja e zakonshme gjatë viteve të kaluara.

Në analizën e këtij institucioni thuhet se secili rajon australian ka qenë i rrezikuar nga zjarret në natyrë gjatë muajve tetor dhe nëntor.

Disa persona kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që janë përhapur kryesisht në rajonet lindore dhe juglindore, Queensland dhe Neë South Wales.