Dëshmia se humoristi Cima luajti për Prishtinën dhe shënoi golin e fitores kundër C.Zvezdës (dokument)

Humoristi Rasim Thaçi – Cima,  dikur ka qenë futbollist dhe madje edhe një golashënues i spikatur.

Cima ka luajtur dhe ka qenë i njohur si 9-ja e Flamurtarit, por ai gjithashtu ka luajtur edhe për Prishtinën.

Këtë na e dëshmon kolegu u tij, Ejup Mehmeti, i cili e ka përkujtuar ndeshjen e Prishtinës kundër ekipit të Gjilanit, C.Zvezda, të cilën Prishtina e kishte mposhtur  falë golave të Rasim Thaçit – Cimes dhe Ejup Kapitit (Mehmetit)./Fokusi.info/