Dëshmitari për të cilin Emmerson tha se ka kërkuar përfitime pritet ta fillojë dëshminë: Avokati dëgjohet në seancë private

Ditën e djeshme avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ngriti alarmin se një dëshmitar ka kërkuar një pako përfitimi në këmbim të dëshmisë së tij.

Megjithatë, edhe dje edhe sot deklaratat e avokatit është dëgjuar në seancë të mbyllur, raporton Nacionale.

Kur Emmerson po fliste sot për këtë dëshmitar, Prokuroria kërkoi që të shkohet në seancë private. Dëshmitari për të cilin foli Emmerson është i 29-ti me radhë. Ai do të dëshmojë që nga sot, dhe do të ketë masa mbrojtëse.

“Që në fillim dua të bëj të qartë nuk është e nevojshme që të përshpejtojmë situatën me të cilën përballet trupi gjykues. Ka disa karakteristika konkrete me këtë dëshmitarë. Shqetësimi ynë ka të bëjë me mënyrën e ofrimit të dëshmive dhe mënyrën se si duhet të nxirret dëshmia prej dëshmitarit. Nga dokumentet që na janë nxjerrë e dimë që synimi i dëshmitarit është …”, tha Emmerson, dhe seanca u mbyll për publikun.