Dështim i solidaritetit: Krerët shtetërorë asnjë fjalë për vdekjen e luftëtarit të lirisë

Në kohëra kur është e nevojshme solidariteti dhe respekti për të kaluarën tonë të lavdishme, krerët tanë shtetërorë kanë dështuar në detyrën e tyre morale për të shprehur ngushëllimin e tyre për vdekjen e luftëtarit të lirisë, Xhavit Ferizi, i njohur gjerësisht si Raketa – truproja i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, deri më tash asnjë fjalë rreth vdekjes së tij të papritur.

Kjo sjellje e papërshtatshme e liderëve të Kosovës, është një shfaqje e mungesës së respektit ndaj të shkuarës dhe sakrificës së atyre që kanë luftuar për lirinë.

Xhavit Ferizi nga Plluzhina e Skenderajt, vdiq më 19 mars 2024. Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves dhe një kohë të gjatë ka shërbyer si truproje e presidentit Hashim Thaçi.