Dështon keq Albin Kurti me shkarkime: Rikthehen në punë 3 drejtorët e ndërmarrjeve kryesore

Spektakli i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke shkarkuar drejtorët e Ndërmarrjeve kryesore publike në Kosovë doli një dështim, pasi këto shkarkime janë bërë duke pasur shkelje të rëndë të ligjit dhe të drejtave të punëtorëve.

Kurti tha se filloi me çkapjen e shtetit dhe po shkarkon të korruptuar e të papërgjegjshëm nga puna, por ai këto shkarkime i zëvendësoi duke emëruar militantë e anëtarë të Vetëvendosjes nëpër Bordet e Ndërmarrjeve Publike.
Të gjitha këto emërime nga Kurti u bënë duke mos respektuar asnjë ligj dhe rregullore të RKS, duke mos hapur konkurse dhe duke mos pasur transparencë në zgjedhjen e Bordeve, gjithçka merrej vesh nga zyra e kryeministrit se u shkarkuan dhe emëruan Borde të reja.

Huqja apo dështimin i Kurtit për shkarkimin e njerëzve nëpër Borde dhe shkeljen e rëndë të ligjit e dëshmoi sot Inspektorat i Punës, ku kërkoi rikthimin në punë të tre drejtorëve të shkarkuar, shkruan Gazeta Metro.

Tre drejtorët e Ndërmarrjeve Publike nga më kryesorët në Kosovës u rikthyen në punë, Njazi Thaçi, Bedri Istrefi dhe Shefqet Avdijan.

Inspektorati i Punës ka kërkuar që Njazi Thaçi, të rikthehet në pozitën e Drejtorit të KEK’ut, pasi ka konstatuar se shkarkimi është bërë në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, Inspektorati i Punës ka kërkuar që Bedri Istrefi, kryeshefi i Telekomit të rikthehet në pozitën e mëparshme pasi shkarkimi i tyre ka ndodhur në kundërshtim ligjor.
Në vendin e punës dhe si kryeshef i Postës së Kosovës, të rikthehet edhe Shefqet Avdija, pasi Inspektorati i Punës është bërë në kundërshtim me ligjin.

Nëse këto vendime nuk respektohen, atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj këtyre ndërmarrje publike dhe buxheti i shtetit të Kosovës do të pëson shumë.
Kujtojmë se këto ditë do të dalin edhe vendimet për shkarkimet e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, të cilat u shkarkuan brenda natës nga Qeveria Kurti dhe u vendosën anëtarë të Vetëvendosjes.