Dështon për herë të tretë konstituimi i komisionit hetimor për rezerva

Ka dështuar sërish konstituimi i komisionit hetimor për rezerva, për shkak të mungesës të kuorumit.

Kjo për shkak se nuk ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita thotë se pushteti po fsheh diçka që nuk po vjen, dhe se nuk ka ndodhur asnjëherë në praktikën parlamentare që pas votimit në kuvend, komisioni të mos konstituohet në mbledhje.

Njësoj komisioni dështoi dy herë edhe të mërkurën e kaluar.