Haxhiu i reagon Qeverisë: Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka reaguar Qeverisë Kurti, pas njoftimit të saj se nuk mbështetë tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Këtë Haxhiu e quajti neglizhencë dhe papërgjegjësi të qeverisë në raport me kërkesën e qytetarëve.

”Neglizhencë dhe papërgjegjësi e Qeverisë ne raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti!

Në ditën e fundit, natën vonë Qeveria i thotë JO kërkesës së qytetarëve për Trustin.

Qeveria e Kosovës për përgjigje negative nuk ka pas nevojë ta vonoj projektligjin per Trustin 30 ditë.

Kjo është neglizhencën dhe papërgjegjësi e Qeverisë në raport me krizën ekonomike që ka kapluar qytetarët. Për më tepër është zvarritje e qëllimshme për kalkulime të dobëta politike.

Kur dihet se projektligji për Trustin do të ketë impakt pozitiv ne Buxhetin e Kosovës dhe në jetën e qytetarëve, pse Qeveria nuk e ka mbështet është e pakuptimtë?!

Unë nga data 09.03.2022 kur kam protokolluar Projektligjin për Trustin, çdo ditë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, ku besoj shumë në votim PRO Projektligjit për Trustin në Kuvend.

Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët do të votojnë me integritet Pro kërkesë e qytetarëve për të ju mundësuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Kërkesa është e qytetarëve, deputetët janë të popullit!”