Dështon të votohet Projektligji për konfiskimin e pasurisë

Ka dështuar votimi në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshëm.

Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit.

Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq kanë votuar 45 pro.

Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i parapriu një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.