Detaje nga bastisja e shtëpisë së Behar Berishës, i konfiskohet telefoni

Pak orë më parë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Speciale ka filluar bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës – Cali, Behar Berisha, shkruan Fokusi.info.

Të afërmit e Berishës e kanë konfirmuar se atij i është konfiskuar telefoni personal, ndërsa bastisja ka zgjatur rreth një orë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Berishës i është bastisur shtëpia nga Gjykata Speciale.

Ai ka qenë cak i zyrave të specializuara edhe në shtator të këtij viti.

Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës.

Klinaku: Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit