FFK tregon sa bileta mund të blej një person

Të martën nga ora 16:00 dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli që zhvillohet me 17 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Kërkesat e mëdha për bileta ka bërë që FFK të ul numrin e biletave që mund të blej një person.

Zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti në një prononcim për Indeksonline ka thënë se një llogari mund të blej vetëm dy bileta.

Çmimi i biletave nuk do të ndryshoj nga ndeshjet paraprake, ku do të jenë nga 5, 10, 15, 20 dhe ato VIP 80 euro.