Zemaj paralajmëron masa të reja anti-Covid

Ministri Zemaj tha se të dielen kanë punuar me Kryeministrin dhe janë në vlersim për masat e reja, ku do të jenë disa masa që do ta ndihmojnë luftën ndaj COVID-19.

Ai paralajmëroi kufizime të lëvizjes dhe tubimeve.

“Këto janë vlerësimet tona dhe nëse aprovohen nga Qeveria do të jenë të zbatueshme që nga dita e nesërme”.

Ndërsa për hapjen e çerdheve, Zemaj tha se kjo çështje ka mbetur nën kompetencën e kryetarëve të komunave.