Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan/ Flasin nga spitali

Pak më parë u raportua për një incident me armë zjarri, ku humbi jetën një person dhe një tjetër është plagosur.

Sinjali ka mësuar se viktima është Egzon Rafuna 22-vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe i plagosuri i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore është Valdrin Halimi 29-vjeçar nga fshati Pogragjë të Gjilanit.

Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini i cili ka thënë se viktima, Egzon Rafuna ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

Ndërkaq Emini ka bërë të ditur se i plagosuri, Valdrin Halimi ka dy plagë nga arma e zjarrit në regjionin e ijëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.