Detaje të reja për patent shoferët e Kosovës në Gjermani, nga kur dhe për kë vlejnë patentët

Sot, shteti i Gjermanisë ka njohur patent shoferët e Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Tanimë, kosovarët që kanë marrë patent shoferin nga 1 marsi 2018 e që jetojnë në Gjermani mund ta konvertojnë atë pa asnjë procedurë shtesë.

Kurse patent shoferët më të vjetër u duhet një verifikim, shkruan IndeksOnline.

Gazetari i Duetsche Welle, Bahri Cana, ka dhënë detaje për njohjen e patent shoferëve në Gjermani.

“Pas shumë vitesh pritjesh më në fund vjen lajmi i mirë për ata që janë të interesuar për njohjen e patentave të Kosovës dhe Shqipërisë në Gjermani.

Gjermania sot vendosi që të njoh patentat e lëshuara në Kosovë dhe Shqipëri e që është vërtët një lajm që më gëzon edhe mu me të thënë të drejtën sepse çështja e njohjeve të patentave të shoferëve ka qenë një prej pyetjeve me të shpeshta.

Në Këshillin e Ministrave u vendos me shumicë votash që të njihen patentat e lëshuara në Kosovë dhe Shqipëri, ato mund të konvertohen pa teste dhe pa pasur nevojë që të hyni në provime shtesë.

Vendimi do të futet në fuqi pas publikimit në faqen zyrtare e më datën zyrtare nuk e kam për momentin.

Sot janë njohur edhe patentat e Britanisë së Madhe dhe Moldavisë. Të gjitha patentat që janë lëshuar prej 1 mars 2018 do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë.

Ndërsa sa i përket patentave të tjera ato duhet të verifikohen. Ata që kërkojnë verifikimin e patentave më të vjetra në Kosovë dhe nëse përgjigjja vjen pozitive mund të bëjnë edhe konvertimin e patentave.

Sa do të zgjas kjo procedurë, kjo varet prej punës së palës kosovare dhe gjermane, vendimi do të hyj në fuqi së shpejti.

Rregullorja e re vlen për personat që kanë një vendbanim të rregullt e që e kanë bërë patentën përpara se të vijnë në Gjermani. Kush ka ardhur pa patent dhe e ka vendbanimin në Gjermani nuk mund të shkoj për pushime në Kosovë për të marrë patentën e ta konvertoj atë”, tha ai.