Detajet nga Policia për zjarrin në Prishtinë

Siç iu informuam më herët, sot një ndërtesë u përfshi nga zjarri në kryqëzimin e rrugës “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka as të lënduar, por për këtë rast ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në rrugën “Mark Kaqinari” në Prishtinë, është duke u djegur një nënkulm i një ndërtese. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e zjarrfikësve janë duke kryer veprimet e nevojshme. Një pjesë e banorëve janë evakuuar, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Nuk dihen shkaqet e zjarrit”./Fokusi.info/