Detaji interesant që mbante Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Mbrëmë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku mbi të gjitha u diskutua edhe për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë kohët e fundit.

E, në këtë takim, si përfaqësuese e Republikës se Kosovës ishte kryetarja e vendit, Vjosa Osmani.

E veshur me fustan të zi dhe sako të kaltër, ajo çka ra në sy, ishte broshi që mbante Presidentja.

IndeksOnline mëson se broshi është i punuar nga gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës.

Këtë detaj interesant Osmani vendosi t’a marrë me vete në takimin ku pikërisht pati rastin të përmend dëmet e shkaktuara nga Serbia në luftën e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që Presidentja Osmani bën të dëgjohet zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.