Nesër përkujtohet Heroi, Bahri Fazliu

Nesër është përvjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu.

23 vjet më parë Bahri Fazliu ra heroikisht, transmeton Fokusi.info.

Nesër për nder të rënies së Bahri Fazliu mbahen homazhe nga ora 12:00.

“Për nder të 23 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, ftoheni që të merrni pjesë në homazhe me rastin e 23 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës – Bahri Fazliu.

Më 7 maj 2021 (e premte) Ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë.

Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, thuhet në njoftimin e familjes.