Detyroi ta votojnë Listën Serbe, ngritet aktakuzë për serbin nga Shtërpca

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj serbit D.SH nga komuna e Shtërpcës pasi dyshimit se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Sipas aktakuzës ai ditën e zgjedhjeve në një qendër të votimit në fshatin Jazhincë i ka dhënë votuesve disa fletëvotime në formë të udhëzimeve që të votojnë për kandidatët e partisë politike “Lista Srpska”.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se është në pritje të shqyrtimit fillestar të seancës e cila është caktuar të mbahet më 30 Tetor 2019.