Detyronin nënat t’i braktisin fëmijët, pastaj i shisnin

Në Armeni së fundmi është zbuluar një rrjet i mundshëm adoptimesh të paligjshme, i cili është duke u hetuar.

“Këta mjekë, të liruar me kusht, dyshohet se kanë shfrytëzuar postin për të ndarë fëmijët nga prindërit e tyre, në kuadër të një komploti të paramenduar dhe për të marrë ryshfete”, thonë nga komiteti hetues.

Një viktimë e këtij rrjeti, dyshohet të ketë qenë edhe Souzane Patvakanian, e cila thotë se në moshën 16-vjeçare, mjekët e detyruan të braktiste foshnjën e saj.

Hetuesit nuk specifikojnë numrin e rasteve, periudhën në fjalë apo shumat e paguara, por Souzane dhe avokati i saj pretendojnë se, tashmë 19 vjet më parë, mjekët u rrëmbenin nënave foshnjat për t’ua shitur prindërve birësues./Gazeta Sinjali/