Dhimbje e lot/ Varroset edhe 18 vjeçarja Anjeza Bellanica

Në mbrëmjen e së mërkurës i është dhënë lamtumira e fundit, Anjeza Bellanicës, 18-vjeçares që humbi jetën në aksidentin në Kroaci.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Krushës së Madhe, thuhet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, transmeton Telegrafi.

“Mijëra qytetarë nga Krushë e Madhe, Kosova e mërgata që këtë kohe gjenden për pushime në vendlindje i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së re nga Krusha, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me 9 mërgimtarë të tjerë në aksidentin tragjik në Kroaci”, thuhet në njoftim.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan lënduan.