Kështu stërviten adoleshentët në kampet e karteleve meksikane (video)

Djem adoleshentë të veshur me kostume ushtarake shihen duke u stërvitur në një kamp sekret në Meksikë, si pjesë e përgatitjes për t’u bërë vrasës të karteleve.

Videoja shokuese është xhiruar gjatë stërvitjes së anëtarëve të La Nueva Familia Michoacana.

Klipi 17-sekondësh tregon adoleshentët duke marrë nishan nga distancë e largët dhe duke qëlluar me breshëri.