Dhitë që po i mahnitin të gjithë, madje ato po e sfidojnë edhe teorinë e gravitetit (video)

Një grup dhish kanë mahnitur personat prezent përmes mënyrës së lëshimit në një shkëmb të pjerrët.

Madje, kafshët shtëpiake kanë lënë po aq përshtypje sa që janë incizuar e më pas kanë marrë vëmendje nga mediet ndërkombëtare, njofton lajmi.net.

Tabloidi britanez ‘Daily Mail’ ka publikuar pamje të tyre, duke treguar se si grupi i dhive sfidon gravitetin, duke u lëshuar nga lart-poshtë pa e pasur problem pjerrtësinë.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë këtë moment të pazakontë.