Dhjetë futbollistët me pagat më të larta në Ligën Premier: nuk besoni kush i prin listës (foto)

Liga Premier gjatë fundjavës do të zhvillojë xhiron e tretë të saj, ku lider është Liverpooli dhe Arsenali.

Tashmë afati kalimtar i verës për transferimin e lojtarëve në ligën elitare angleze ka përfunduar gjatë javës së kaluar.

Tanimë janë bërë publike edhe pagat e lojtarëve ku në këtë rrafsh prinë lojtari i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, i cili paguhet 18.2 milionë euro (16.7 milionë funte).

Pas belgut sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, i cili është pranë largimit prej Djajve të Kuq, por paguhet 17.9 milionë euro (16.4 milionë funta).

Po nga e njëjta ekip është futbollisti me pagën e tretë më të lartë, Paul Pogba, i cili paguhet 16.5 milionë euro (15.1 milionë funte).

Në mesin e dhjetë lojtarëve janë emra të tillë, si Mesut Ozil (15.3 mln euro), Anthony Martial (14.2 mln euro), Marcus Rashford (13.1 mln euro), Mohamed Salah (11.3 mln euro), David de Gea (11.3 mln euro), Harry Kane (10.4 mln euro) dhe Alexandre Lacazette (9.5 mln euro).