Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe mundësi për intervale kohore me diell më shumë në rajonin e Dukagjinit, por do të jetë mjaft ftohtë ku temperaturat maksimale mezi do të arrijnë 0 ose 1 gradë Celsius në nivel vendi, ndërsa në mbrëmje ulje e theksuar e temperaturave. Do të ketë erëra të ftohta veriore të cilat do të shtojnë ndjesinë subjektive të të ftohtit (Windchill).

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ftohtë, por me mundësi për intervale kohore diellore. Pasdite në jugun e Italisë do kemi krijimin e një cikloni i cili shpejt do të rrugëtojë në drejtim të Greqisë dhe Turqisë. Si pasojë do rifillojnë reshjte e shiut dhe borës në jug dhe juglindje të Shqipërisë të cilat reshje nga jugperëndimi do të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut duke sjell reshje bore. Vetëm në veri të Maqedonisë dhe Kosovë nuk priten reshje bore për shkak se të anticiklonit nga veriu dhe se qendra ciklonike do të jetë thellët në territorin e Greqisë dhe Turqisë ku priten reshje të dendura bore.

Për fundjavë na pret mot i akullt, me erëra të ftohta veriore, intervale kohore diellore, vranësira dhe mundësi për fjolla dëbore ose rrebeshe afatshkurta bore në disa vise kryesisht në Kosovë.

Ky i ftohtë siberik do të fillojë të zbutet afërsisht nga dita e mërkurë ose e enjte./Meteoballkan