Dhomat e Specializuara konfirmojnë se Kadri Veseli është kthyer në Hagë

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Kadri Veseli, ka arritur në Hagë.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, në një përgjigje për KlanKosova.

“Sot, Kadri Veseli është transferuar pas në Hagë dhe ka arritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur ajo.

Veseli ka qëndruar disa ditë në Kosovë, ku është liruar për vizitë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij.