Gjoshi: LDK dhe VV janë të njëjta, të dyja lejuan Serbinë të shkel sovranitetin e Kosovës

Betim Gjoshi i PDK-së, shkruan se vendimi i qeverisë që udhëhiqet nga LDK për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës është absurd.

Ai thotë se edhe më absurd është reagimi i Vetëvendosjes, e cila kishte shkelur sovranitetin e vendit sa ishte ne qeveri.

Postimi i plotë:

LDK-ja, përmes Qeverisë që e udhëheq paska lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky është një vendim absurd për faktin se institucionet e shëndetësisë të shtetit tonë kanë rekomanduar të mos mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë Veriore.

Edhe më absurd është reagimi i partisë që “kujdestaron” për moral në vendin tonë – Vetëvendosjes. Kjo parti dhe Albin K. sa ishin në Qeveri e shkelën vet integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Sa ishin në qeveri lejuan që në pjesën veriore të Kosovës të zbatohen masat kufizuese të Serbisë dhe e dorëzuan kontrollin e shëndetit të popullatës në duartë e mjekëve të ardhur dhe dirigjuar nga Serbia.

LDK dhe Vetëvendosje nuk janë asgjë tjetër veç vazhdim i mashtrimit të njëra tjetrës.

#Mashtrues #Frikacak

#VvLdk