Diçka po zihet: Osmani para takimit mes liderëve të Ballkanit perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së takon presidentin Macron

Ka filluar takimi mes liderëve të Ballkanit perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, para se te hynte në takim ka takuar presidentin francez Macron.

Ndërsa, Osmani duke hyrë në takim shprehu qëndrimin e Kosovës dhe pritjet që ka vendi nga kjo ngjarje.

“Jam këtu për të dhënë një mesazh të fortë në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kemi nevojë për një mesazh unik nga Bashkimi Evropian, për vendet e Ballkanit perëndimor”, tha Osmani-Sadriu në fjalën e saj para medieve.

“Sa më shumë hapësirë që mbetet në rajon, mund të shfrytëzohet nga faktorët malinjë dhe është e qartë se kjo hapësirë do të shfrytëzohet”, tha Osmani.