Digjen pesë vetura në Gjakovë

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri ditën e martë në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në ora 19:18, në qytetin e Gjakovës është raportuar për një zjarrvënie.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar në stacionin policor se pesë automjete janë përfshirë nga zjarri, shkruan lajmi.net.

Policia bën të ditur se, njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Në anën tjetër nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.