Digjet fabrika e peletit në Gjakovë, dëmi rreth 100 mijë euro

Një fabrikë e peletit në fshatin Jahoc të Gjakovës është përfshirë nga flakët sot, në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha, në vlerë të rreth 100 mijë eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Pas denoncimit të rastit në Polici, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet përkatëse policore, bashkë me Zjarrfikësit, që kanë lokalizuar zjarrin. Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e rrymës.

Fabrika pothuajse është përfshirë e tëra nga flakët, me ç’rast janë djegur makineritë dhe i gjithë materiali.