Digjet një banesë në Ferizaj (video)

Një banesë është djegur në Ferizaj. Dyshohet se deri tek zjarri ka ardhur djegia e orës së rrymës.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

Në vendngjarje janë policia dhe zjarrfikësit.