Digjet një shtëpi në Gllogoc, lëndohet një grua

Një grua nga Gllogoci ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura shtëpia e saj është përfshirë nga zjarri.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë ankuesja e cila ka pranuar trajtim mjekësor.