Sqarim i QKUK-së: Pacientja 74 vjeçare që vdiq sot në Infektiv ishte shëruar nga Covid-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përmes një njoftimi ka sqaruar edhe njëherë se sot nuk ka vdekur asnjë pacient me Covid-19 brenda Klinikes Infektive.

Tutje është sqaruar se një paciente 74 vjecare , e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, pra ka qenë e shëruar nga Covid-19, por ka vazhduar mjekimin pasi ka pasur probleme të tjera shëndetësore.

Sqarimi i plotë:

Në Klinikën Infektive sot nuk kishte të vdekur nga Covid-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), sqaron se informatat e publikuara nga disa portale, se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy pacientë të diagnostikuar me Covid-19, nuk qëndrojnë.

Klinika Infektive e QKUK-së, njofton se asnjë nga pacientët me Covd-19 nuk ka vdekur në këtë klinikë dhe informatat e publikuara pa verifikim paraprak nga klinika nuk janë të vërteta.

Pacientja 74 vjeçare, e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, pra ka qenë e shëruar nga Covid-19, por ka vazhduar mjekimin pasi ka pasur probleme të tjera shëndetësore.