Digjet një shtëpi në Rahovec

Në një shtëpi në Rahovec ka shpërthyer zjarri në rrethana të panjohura.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pas mesnatës në një shtëpi në Rahovec ka shpërthyer zjarri në rrethana të panjohura.

Sipas njoftimit, ky raportim është bërë nga vet pronari i shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.