Nasim Haradinaj publikon pamjet kur u sollën dhe u konfiskuan 4 mijë dosjet në OVL UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës ka publikuar pamjet e kamerave kur një person i panjohur ka lënë pako me dokumente që pretendohet se janë dosje të Gjykatës Speciale, para selisë së kësaj organizate, shkruan Fokusi.info.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, përveç kësaj ka publikuar edhe pamjet e momentit kur në selinë e organizatës kanë arritur zyrtarë të Speciales të cilat i kanë marrë kopjet e këtyre dokumenteve.

“OVL-UÇK-së ,ju mirëpret të dy palëve ! Mirë se na urdhëroni edhe herave tjera”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Euuu euuuu !
OVL-UÇK-së ,ju mirëpret të dy palëve !
Mirë se na urdhëroni edhe herave tjera !
Në videon : 1
Përsoni që i solli dosjetë !
Në videon : 2
Përsonat e tribunalit që konviskuanë kopjën te cilën deshëm të ja japim prokurorisë sonë të Kosovës !.