Formacionet zyrtare: Granada – Barcelona

Granada dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Gjiganti katalunas është mysafirë i Granadas në takimin e vlefshëm për javën e pestë në La Liga, që zhvillohet në stadiumi Nuevo Los Carmenes nga ora 21:00.

Skuadra e Ernesto Valverdes vjen në këtë ndeshje pas një forme të mirë me dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe pret tri pikë nga ky udhëtim.