Digjet një shtëpi në Vushtrri, zjarrfikësit arrijnë ta shpëtojnë qytetaren e moshuar (Video)

Para disa minutash është djegur një shëpi në Vushtrri në rrugën “Wesley Clark”, afër objektit të Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Derisa po digjej shtëpia, një qytetare e moshuar qëndronte në ballkon.

Policia ishte në vendngjarje.

Pasi arritën zjarrfikësit, arrijnë që ta lokalizojnë zjarrin dhe ta shpëtojnë qytetaren e moshuar.

E moshuara u mor nga ambulanca dhe u dërgua për trajtim.

Lexuesit e Fokusi.info kanë dërguar disa video nga vendi i ngjarjes./Fokusi.info