Digjet një veturë në qendër të Prishtinës (video)

Një veturë është përfshirë nga flakët para pak minutash në Prishtinë.

Vetura e cila dyshohet të ketë qenë e parkuar mbrarapa Kino ABC-së, është përfshirë nga flakët rreth orës 18:00, raporton Zëri.info.

Vetura është djegur tërësisht, ndërsa ka rrezikuar edhe objektet afër saj.

Deri tani nuk dihet nëse dikush është lënduar nga ky incident.

Zëri.info ka sjellur video-pamje nga kjo ngjarje: