Digjet një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë

0
232

Pasditen e sotme, në rrugën Prishtinë – Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri.

Dyshohet se deri te djegia e veturës ka ardhur si pasojë e problemeve teknike

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në orët e pasdites, konkretisht rreth orës 16:05, është raportuar se një automjet e ka kapluar zjarri në rrugën Prishtinë – Pejë, afër Kroit të Mbretit. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në lokacion dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkaqe teknike”, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se nuk është raportuar për persona të lënduar.