Raportohet se vajza e mitur e Donika Gërvallës, mori certifikatë të praktikës në ministrinë e nënës

Demokracia.com raporton se vajza e ministrës Donika Gërvalla, Nora Schwarz mori certifikatë brenda MPJD, institucion që drejtohet nga nëna e saj.

Madje në raportimin në fjalë pretendohet se Nora Schwarz, ka ndjekur një kurs të praktikës brenda institucionit që nëna e saj e drejton, gjatë kohës kur ishte e mitur.

“Ne jemi gati të presim nxënësen midis 10 janarit dhe 28 janarit 2022, Nora Schwarz, të gjimnazit (Gymnasium) am Oelberg, Königswinter-Oberpleis për një praktikë studentore në institucionin/shtëpinë tonë”, në një dokument të publikuar nga Demokracia.com, të lëshuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Raportimin e plotë të Demokracia.com mund ta gjeni këtu.