Dikush po gërmon afër varrezave në Kamenicë, policia në kërkim të të dyshuarve

Policia e Kosovës njofton se ka hasur në një varr të mihur në Gmicë të Kamenicës, për etnitetin e të cilit ende nuk dihet, meqë ai vendvarrim nuk përdoret më për varrosjen e kufomave.

Rasti ka ndodhur dje, kur Policia e Kosovës ka qenë duke patrulluar, ndërsa për rastin pas njoftimit të prokurorit është iniciuar procedurë hetuese.

“Njësiti policor deri sa ka qenë duke patrulluar, ka vërejtur se në zonën e varrezave të vjetra është mihur afër një varri dhe nuk dihet se cilit etnitet i përkasin ato varreza pasi ai vend më nuk përdoret për të varrosur kufoma. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka dhënë urdhër që rasti të hetohet më tutje.”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Sinjali/