Disa javë pas vdekjes së babait, edhe nëna e Hysni Gucatit në gjendje të rëndë shëndetësore

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, u dënua nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim.

Disa javë më parë, atij i vdiq babai, kurse vetë Gucati u lejua tek pas dy ditësh të vinte në Kosovë për ngushëllime.

Gazeta Nacionale ka mësuar se në gjendje të rëndë shëndetësore është nëna e Hysni Gucatit.

Siç ka mësuar gazeta, ajo po e vazhdon trajtimin në spital, përderisa ka dyshime për një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Nuk dihet nëse Gjykata Speciale do ta lejojë Gucatin të vizitojë nënën në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë se avokatët e Gucatit tashmë janë ankuar në Gjykatën e Apelit për dënimin prej 4 vjetësh e gjysmë.