Juventus në finale të Kupës, Milan rezistoi me një futbollist më pak

Juventus ka kaluar në finale të Kupës së Italisë pasi ka barazuar me rezultatin 0-0 në ndeshjen e dytë, që përkon edhe me ndeshjen e parë në Itali që pas mbylljes për shkak të pandemisë.

Ndeshja e parë në Milano ishte mbyllur në shifrat 1-1 dhe falë atij goli, Juventus ka kaluar në finale.

Ndeshja u dominua nga vendasit të cilët kishin edhe një rast të artë në minutën e 16, por Ronaldo gaboi nga 11-metërshi.

Pas vetëm disa sekondash, Milan do të mbetej me 10 lojtarë pasi Rebic do ndëshkohej direkt me të kuq.