Djali i Hashim Thaçit i gëzohet rrëzimit të Kurtit në këtë mënyrë (foto)

Pas 50 ditësh si kryeministër Albin Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi nga partneri i tij qeverisës LDK, përkrahur edhe nga partitë opozitare.

Ndër arsyet pse erdhi deri te rrëzimi i Qeverisë, Kurti disa herë ka përmendur presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe marrëveshjen për ndarjen e territoreve që ai aludon se është gati dhe pritet të nënshkruhet në Amerikë.

Rrëzimit të kryeministrit Kurti me sa duket i është gëzuar djali i Presidentit Thaçi, Endrit Thaçi. Ai menjëherë pas kalimit të mocionit të mosbesimit në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një foto, ku presidenti Thaçi shihet duke krasitur pemët por që në tehun e gërshërëve është Albin Kurti.

Kujtojmë se kjo foto ishte postuar ditë më parë nga presidenti Thaçi dhe ishte parë si paralajmërim për rrëzimin e Qeverisë Kurti.