Osmani: Marrëdhëniet Kosovë-Izrael kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përshëndet aktin e lidhjes (vendosjes) së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot.

Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi.

Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.