Djali i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq infektohet me koronavirus

Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, ka rezultuar pozitiv në koronavirus, sipas profilit zyrtar në instagram të Aleksandar Vucic, përcjell rtvpresheva.com

„Kur filloi gjithçka, Daniloja im më tha dorëzimi nuk vjen në shprehje. Djali im u infektua me koronavirus dhe pasqyra e tij klinike ishte e tillë që ai u shtri në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, ti do të fitosh. Babi të do, të gjithë ju duam“ ka shkruar Vuçiq.