Djali rrah babain në Prizren

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prizren.

I dyshuari kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 20:00, në rrugën ‘Molla e Kuqe’.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.