Vuçiq pas takimit: Shqiptarët na kërkuan të hapnim arkivat e policisë, dhe ne u kërkuam që të hapnin arkivat e UҪK-së

Presidenti Aleksander Vuçiq po udhëheq delegacionin serb në takim me rastin e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti serb Aleksandar Vuҫiҫ është sot në Bruksel, ku po udhëheq një delegacion serb në një takim me rastin e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së, shkruan telegrafi.rs.

Pas një takimi dypalësh me përfaqësuesit e BE-së Jozep Borel dhe Miroslav Lajҫak, Presidenti serb Aleksandar Vuҫiҫ mori pjesë në një takim trepalësh të delegacioneve nga Beogradi, Prishtina dhe BE, pas së cilës ai iu drejtua publikut dhe foli për detajet e bisedimeve.

“Shqiptarët na kërkuan të hapnim arkivat e policisë, dhe si kthim i kërkuam që të hapnin arkivat e UҪK-së. Bisedimet për të zhdukurit dhe të zhvendosurit do të vazhdojnë të mërkurën tjetër në nivelin teknik” tha ai.

Siç tha ai, pala tjetër e kuptoi temën e ekonomisë si një çështje të kompensimit të luftës, të cilën Beogradi e refuzoi, dhe interesi është që të bëhen sa më shumë marrëveshje për bashkëpunim në ekonomi. Sigurisht, ai thotë se do të jetë e vështirë, sepse “ne nuk po negociojmë vetëm me shqiptarët, por edhe me BE dhe vendet më të fuqishme evropiane”.

Delegacioni i Prishtinës u drejtua nga Kryeministri Avdulah Hoti, i cili për herë të parë është në rolin e kryenegociatorit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nga pala shqiptare.