Djemtë e Agim Veliut tregojnë se kë e mbështesin kandidat për kryetar të LDK-së

Dy djemtë e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, kanë njoftuar publikisht se kë e përkrahin për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi, Skender Veliu ka thënë se ai dhe vëllau i tij, Galani, janë për Lufti Hazirin si kryetar të ardhshëm të partisë.

“Un dhe Galani me Luten kryetar”, ka shkruar ai krahas fotografisë së postuar në profilin e tij në Instagram.