Pacolli thotë se AKR ka lindur nga LDK

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zgjedhur fjalët për të folur për LDK-në në 30 vjetorin e themelimit të saj.

“30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare”.

“Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditëlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj”, është shprehur Pacolli, transmeton Klan Kosova.