Do e refuzoja Anglinë për Shqipërinë, flet talenti shqiptar

Armando Dobra ka treguar paraqitje shumë të mira me të rinjtë e Ipswich Townit,  teksa ia doli të luajë edhe me ekipin e parë.

Futbollisti në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se dëshiron të luajë vetëm për Shqipërinë, madje thotë se për këtë do refuzonte edhe Anglinë.

“Kam bërë stërvitje 3-4 herë në javë, pasi pandemia na i ka bërë shumë të vështirë. I kam qejf driblimet, kur e kam topin dua të dribloj kundërshtarët. Kur e kam topin dhe kam një lojtar përballë, me shumë siguri ia dal at dribloj. Idhulli? E kam shumë qejf Leo Messin, ndërsa te Shqipëria pëlqej Roshin. Nuk e di nëse Mesi do ia dilte në Angli. Në Angli më pëlqen shumë Manchester Unitedi. E ardhmja? Jam në kontratë me Ipswichin dhe po diskutojmë për këtë.

Ofertë nga Liverpooli? Sigurisht që do e pranoja. Unë kam shumë qejf të luaj video-lojëra, të dal me shokët. Familjarët nuk i shoh shpesh, ndoshta një herë në javë.

Nëse do rikthehesha në Shqipëri do preferoja të luaja me Tiranën. Në familje flasim ndonjëherë shqip ndonjëherë anglisht. Ftesë nga Anglia? Nuk dua të shkoj të luaj për Anglinë, dua vetëm Shqipërinë.”, u shpreh Dobra për “Supersport”.